Lidhje

Ditari - Kosova dhe Serbia diskutojnë në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve


Ditari - Kosova dhe Serbia diskutojnë në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve
please wait

No media source currently available

0:00 0:29:58 0:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç takohen në Ohër të Maqedonisë së Veriut për të diskutuar rrugët dhe ritmin e zbatimit të një plani perëndimor për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve. Muajin e kaluar, dy udhëheqësit i thanë po planit të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, që nuk parasheh njohje të ndërsjellë, por kërkon që palët të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë tokësore të njëra-tjetrës Të dielën në Mal të Zi mbahen zgjedhjet presidenciale, ku pritet të konkurojnë 7 kandidatë. Zgjedhjet vlerësohen si tejet të rëndësishme për të ardhmen e vendit, i cili po përjeton një krizë të thellë institucionale dhe politike Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden u shpreh se beson se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të ngritur akuza ndaj Presidentit Vladimir Putin është “i justifikuar”.

XS
SM
MD
LG