Ditari - Banorët shqiptarë dhe serbë mbi marrëveshjen Kosovë-Serbi
Në Shqipëri, autoritet shkuan në mjediset e “Prestigj Resort”, për të marrë nën administrim dy ndërtesa të këtij kompleksi, të cilat rezultojnë të jenë konfiskuar me një vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit. Kompleksi turistik është në pronësi të grupit Hysenbelliu, i cili zotëron gjithashtu disa media të rëndësishme në vend. Vendimi i sotëm pason ndërhyrjen e autoriteteve në muajin dhjetor duke shembur godinën qendrore disakatëshe të kompleksit. Opinionet e banorëve shqiptarë dhe serbë në qytetin e Mitrovicës, rreth ndikimit që pritet të ketë marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë Serbi, për zbatimin e së cilës, palët u pajtuan javën e kaluar në Ohër. Në pritje të një vendimi të prokurorisë së Manhatanit nëse do të ngrejë ose jo akuza kundër ish-Presidentit Donald Trump, lidhur me një pagesë për të blerë heshtjen e aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, Zëri i Amerikës pyeti kalimtarët pranë kullës Trump në Nju Jork, se çfarë mendojnë mbi këtë çështje
Episodet
-
qershor 01, 2023
Ditari - Blinken: Kosova dhe Serbia të ulin menjëherë tensionet