Ditari - Qëllohet ndaj TV Top Channel, një i vrarë, nuk dihen autorët
Në Shqipëri, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e motiveve dhe gjetjen e autorëve të sulmit me armë zjarri ndaj godinës qendrore të televizionit Top Channel, ku mbeti i vrarë një prej rojeve të sigurisë. Ngjarja u dënua me forcë nga autoritetet më të larta shtetërore dhe politike të vendit, shoqata të gazetarëve, vendase dhe ndërkombëtare. Izraeli është përfshirë nga një valë e gjerë protestash e grevash masive kundër planeve të Kryeministrit Benjamin Netanjahu për ndryshime të thella në sistemin gjyqësor të vendit. Planet parashikojnë t’i japin më shumë kontroll qeverisë dhe parlamentit, ndaj sistemit të drejtësisë. Banorët e qytetit Scranton në Pensilvani, vendlindja e Presidentit Joe Biden, komentojnë planet për rikandidimin e tij për Shtëpinë e Bardhë. Në vend ka shqetësime në rritje lidhur me moshën e madhe të zotit Biden.
Episodet
-
qershor 01, 2023
Ditari - Blinken: Kosova dhe Serbia të ulin menjëherë tensionet