Ditari - Shqipëri, harta e re gjyqësore, shqetësime për kostot dhe vonesat
Në Kosovë sot u shënua përvjetori i masakrës së 28 marsit të vitit 1999 në fshatin Izbicë, ku forcat serbe vranë brenda një dite mbi 140 shqiptarë. Veprimtarët humanitarë tërhoqën vëmendjen mbi fatin e pandriçuar të personave të zhdukur si një nga trashëgimitë më të dhimbshme të luftës. Në Shqipëri, ekpertët shprehen shqetësimin se riorganizimi gjykatave falë hartës së re gjyqësore, që ka filluar të zbatohet që prej 1 shkurtit, po krijon vonesa në marrjen e drejtësisë e shpenzime për qytetarët. Që nga fillimi i sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, polica ruse po shfrytëzon teknologjinë e identifikimit të fytyrës, për të shtypur disidentët dhe për të parandaluar qytetarët të protestojnë kundër qeverisë.
Episodet
-
qershor 01, 2023
Ditari - Blinken: Kosova dhe Serbia të ulin menjëherë tensionet