Ditari - Shqipëri, fitore e thellë e socialistëve në zgjedhjet lokale
Partia Socialiste duket se ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale të së dielës, ndërsa opozita ka fituar vetëm 6 bashki. Vëzhguesit ndërkombëtarë thanë sot se procesi ishte përgjithësisht i organizuar mirë, por ai u karakterizua nga polarizimi i vazhdueshëm mes dy partive kryesore politike, si dhe ndarjet e thella mes opozitës. Në Turqi gara presidenciale shkon në balotazh më 28 maj. As Presidenti turk Erdogan dhe as rivali i tij kryesor opozitar, Kiliçdaroglu, nuk morën shumicën e nevojshme për t’u shpallur fitues. Në kuadrin e një turi të ngjeshur vizitash në vendet evropiane, Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky u ndal sot në Britani ku u takua me kryeministrin Rishi Sunak. Ai mori premtime për armatime të reja për vendin e tij ndërsa Kievi përgatitet një ofensivë të gjerë ndaj forcave ruse.
Episodet
-
qershor 01, 2023
Ditari - Blinken: Kosova dhe Serbia të ulin menjëherë tensionet