Ditari - Zyrtarët Escobar dhe Chollet dëshmojnë para Komisionit te Senatit amerikan për zhvillimet në rajon
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe i dërguari i posaçëm për rajonin, Gabriel Escobar dëshmuan sot para Komisionit të Senatit amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë, ku rikonfirmuan angazhimin e Shteteve të Bashkuara për integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor. Të dy zyrtarët e lartë theksuan mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për sovranitetin e Kosovës dhe nevojën e zbatimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim. Në Shqipëri, Prokuroria e posaçme, paraqiti sot pretencën për rastin e inceneratorit të Elbasanit. Të akuzuarit përfitojnë uljen e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Për ish ministrin e mjedisit Lefter Koka dhe sipërmarrësit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, u kërkuan 6 vjet e 8 muaj burgim. Në Kosovë, në prag të marrjes së detyrës nga kryetarët shqiptarë të 4 komunave në veri të vendit, po shtohen shqetësimet për përshkallëzim të situatës së sigurisë.
Episodet
-
qershor 01, 2023
Ditari - Blinken: Kosova dhe Serbia të ulin menjëherë tensionet