Lidhje

Ditari- Kosovë, stërvitja ushtarake “Defender Europe 23”


Ditari- Kosovë, stërvitja ushtarake “Defender Europe 23”
please wait

No media source currently available

0:00 0:29:58 0:00

Në Kosovë u mbajt sot ceremonia e hapjes së stërvitjes ushtarake “Defender Europe 23”, nën drejtimin e ushtrisë amerikane. Forca e Sigurisë së Kosovës merr pjesë këtë vit me mbi një mijë e 300 pjesëtarë. Në Shqipëri, u përkujtua sot 50 vjetori i revoltës antikomuniste në burgun e Spaçit, e cila tronditi diktaturën komuniste të kohës. Revolta u shtyp me dhunë nga regjimi, që pushkatoi 4 të burgosur politikë dhe ridënoi 80 të tjerë. Në ceremonitë e rastit ishte i pranishëm edhe Presidenti, Bajram Begaj. Sezoni turistik ka nisur në Shqipëri me vizitorët në trashëgiminë kulturore dhe pasuritë natyrore. Operatorët turistikë flasin me optimizëm për numrin e vizitorëve, por edhe këtë vit, sfidë kryesore mbetet mungesa e burimeve njerëzore të kualifikuara.

XS
SM
MD
LG