Lidhje

Ditari - Blinken: Kosova dhe Serbia të ulin menjëherë tensionet


Ditari - Blinken: Kosova dhe Serbia të ulin menjëherë tensionet
please wait

No media source currently available

0:00 0:29:59 0:00

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i bëri sërisht thirrje Prishtinës dhe Beogradit të ulin tensionet, duke shtuar se Uashingtoni pret që palët të ndalin veprimet e njëanshme, e të rikthehen tek dialogu i drejtuar nga Bashkimi Evropian. Në Prishtinë, Kryeministri Kurti tha se largimi i policisë nga ndërtesat komunale do të do të ndodhë vetëm kur të largohen ata që ai i quajti, banda kriminale mes protestueve. Ndërkohë në një takim të nivelit të lartë në Kishinjev të Moldavisë, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, dhe Presidenti Serb Aleksandar Vuçiq, akuzuan njëri-tjetrin për rritjen e tensioneve në veri të Kosovës. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy kërkoi sot nga NATO që vendit të tij t’i bëhet një ftesë e qartë për anëtarësim, në takimin e nivelit të lartë të aleancës, që mbahet në Vilnius në korrik. Por Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg thotë se kjo çështje nuk është në rendin e ditës, ndërsa lufta vazhdon

XS
SM
MD
LG