Ditari - Senatorja Shaheen: Tragjedia e së dielës në Kosovë, nënvizon rrezikun e paralizës politike
Policia e Kosovës njoftoi se ka përfunduar kontrollet në fshatin Banjskë në veri të vendit, tre ditë pasi u sulmua nga një grup personash të armatosur. Si pasojë një oficer policie u vra dhe një tjetër u plagos. Sulmi u dënua ashpër nga institucionet në Kosovë dhe diplomatët perëndimorë. Analistët në Kosovë ndahen në qëndrime rreth mënyrës së vazhdimit të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit pas ngjarjeve të fundit në veri të vendit. Në Shqipëri, një sondazh i fundit tregon se të rinjtë hasin në vështirësi jo vetëm për t’u punësuar, por edhe për të përshtatur aftësitë e tyre profesionale, me kërkesat e tregut të punës.
Episodet
-
nëntor 24, 2023
Ditari - Hyn në fuqi armëpushimi i përkohshëm Izrael-Hamas