Lidhje

Ditari- Milan Radoiçiç merr përsipër sulmin në veri të Kosovës


Ditari- Milan Radoiçiç merr përsipër sulmin në veri të Kosovës
please wait

No media source currently available

0:00 0:29:58 0:00

Milan Radoiçiç, nënkryetari i deritashëm i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës që mbështetet nga Beogradi, mori sot përgjegjësinë sulmin në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një punonjës policie. Ai pretendoi se të gjitha përgatitjet i ka bërë “i vetëm” dhe pa mbështetjen e autoriteteve në Serbi. Ndërkohë, NATO-ja njoftoi sot se ka miratuar forca shtesë për Kosovën pas sulmit në veri të saj, por pa saktësuar se sa ishte numri I tyre Mbyllja e qeverisë amerikane të dielën duket e pashmangshme, ndërsa Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve vazhdojnë të mos bien dakord mbi buxhetin federal për 12 muajt e ardhshëm. Sot Shënohet Dita Botërore e Zemrës. Ekspertët thonë se sëmundjet kardiovaskulare vazhdojnë të shkaktojnë numrin më të madh të vdekjeve në botë.

XS
SM
MD
LG