Lidhje

Ditari- Petritsch: Druhem se përparimi në dialogun Kosovë-Serbi nuk do të jetë i shpejtë


Ditari- Petritsch: Druhem se përparimi në dialogun Kosovë-Serbi nuk do të jetë i shpejtë
please wait

No media source currently available

0:00 0:29:57 0:00

Izraeli njoftoi se armëpushimi i përkohshëm në luftën kundër Hamasit do të nisë nesër në mëngjes. Katari, një nga ndëmjetësit e marrëveshjes së pauzës së luftimeve tha se pengjet e para do të lirohen të premten pasdite. Një raport i fundit i Këshillit të Evropës nxjerr në pah mangësitë në trajtimin e krimeve të luftës të kryera në ish Jugosllavi, ndërsa kërkon veprime të shpejta politike për të shmangur një rikthim të dhunës në rajon. Ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën dhe diplomati austriak Wolfgang Petritsch thotë se në një interviste për Zërin e Amerikës se nuk pret përparim të shpejtë në të ardhmen e afërt në procesin e negociatave mes Prishtinës e Beogradit. Sipas tij, asociacioni i komunave serbe në Kosovë do t’i jepte Prishtinës më shumë kontroll mbi tërë territorin e saj.

XS
SM
MD
LG