Lidhje

Ditari- SHBA sanksione të reja kundër Rusisë, në shënjestër mbi 500 individë e subjekte


Ditari- SHBA sanksione të reja kundër Rusisë, në shënjestër mbi 500 individë e subjekte
please wait

No media source currently available

0:00 0:29:58 0:00

Shtetet e Bashkuara njoftuan të premten vendosjen e sanksioneve të reja gjithëpërfshirëse kundër Rusisë, në prag të përvjetorit të dytë të sulmit të Moskës kundër Kievit. Masat e reja, që vijnë në kuadër të përpjekjeve të Uashingtonit për të rritur trysninë ndaj Kremlinit, vënë në shënjestër mbi 500 individë dhe subjekte. Në Kosovë, Presidentja Vjosa Osmani u bëri thirrje të gjitha institucioneve që t’i trajtojnë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe aleatëve perëndimorë si ekzistenciale. Ajo tha se çështja e përdorimit të dinarit serb duhet të zgjidhej brenda vendit dhe jo të shkaktonte përplasje me aleatët e Kosovës. Intervistë me zotin Bujar Osmani, ministër i Jashtëm I Maqedonisë së Veriut dhe kandidat për presidenti I Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim.

XS
SM
MD
LG