Ditari - Kosovë, qeveria heq kufizimet ndaj mallrave nga Serbia
Izraeli shënon përvjetorin e sulmit të Hamasit, gjatë të cilit militantët vranë 1200 persona dhe morën peng 250 të tjerë. Ndërkaq fushata e sulmeve ajrore dhe tokësore të Izraelit në Gazë, ka shkaktuar sipas autoriteteve të rajonit, rreth 42,000 palestinezë të vrarë. Qeveria e Kosovës hoqi sot masën e ndalimit mbi mallrat e importuara nga Serbia. Vendimi vjen pas trysnisë së diplomatëve perëndimorë që e cilësonin masën, kundër parimeve të Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore. Në Shqipëri, opozita pritet të zhvillojë sot në mbrëmje një protestë në Tiranë, kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Policia, mësohet se do të angazhojë mbi një mijë trupa, ndërsa ka bërë thirrje që të shmangen aktet e dhunës.
Episodet
-
nëntor 08, 2024
Ditari - Kabineti i ri Trump, emrat nën shqyrtim
-
nëntor 07, 2024
Ditari - Biden: Transferim paqësor pushteti
-
nëntor 05, 2024
Ditari- SHBA, zgjedhjet presidenciale
-
nëntor 04, 2024
Ditari - SHBA një ditë përpara zgjedhjeve presidenciale