Ditari - Steinbaum: Krijimi i Asociacionit nga qeveria e Kosovës bie ndesh me Kushtetutën
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se duhet një dinamikë e re në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai i bëri këto komente në takimin e Procesit të Berlinit në të cilin vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruan marrëveshje për përmirësimin e qasjes në arsimin e lartë dhe një deklaratë mbi një plan veprimi për tregun e përbashkët rajonal. Grupi për Politikat dhe të Drejtën Ndërkombëtare Publike në Uashington publikoi këto ditë një raport në të cilin thotë se kërkesat ndaj autoriteteve shtetërore të Kosovës për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe bien ndesh me Kushtetutën. Në Shqipëri vitin e fundit është rritur numri i padive kundër pjesëmarrjes publike, që synojnë të frikësojnë gazetarët investigativë si dhe shoqërinë civile.
Episodet
-
nëntor 08, 2024
Ditari - Kabineti i ri Trump, emrat nën shqyrtim
-
nëntor 07, 2024
Ditari - Biden: Transferim paqësor pushteti
-
nëntor 05, 2024
Ditari- SHBA, zgjedhjet presidenciale
-
nëntor 04, 2024
Ditari - SHBA një ditë përpara zgjedhjeve presidenciale