Lidhje

Itali: Një adoleshente gjen vdekje nga një shpërthim në Brindizi


Një zyrtar italian i emergjencave konfirmon se një bombë ka shpërthyer pranë një shkolle profesionale në Italinë e jugut, duke lënë të vdekur një vajzë adoleshente dhe duke plagosur të paktën 6 të tjerë. Zyrtarët kanë përgënjeshtruar një njoftim të medias për vdekjen e një personi të dytë, duke thënë se një nga viktimat është në gjendje të rëndë, por është gjallë. Bomba shpërtheu ndërkohë që nxënësit mbërrinin në institutin profesional Morvillo-Falcone në qytetin-port të Brindizit. Shkolla mban emrin e një prokurori italian anti-mafies dhe gruas së tij. Zyrtari tha se mund të ketë pasur më shumë se një shpërthim. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.
XS
SM
MD
LG