Lidhje

Ndihmësit e ish-presidentit Nikson reagojnë me zemërim ndaj lajmit për zbulimin e burimit të Uotergejtit


Ndihmësit e ish-Presidentit Riçard Nikson po reagojnë të tronditur dhe me zemërim ndaj lajmit se burimi anonim që detyroi dorëheqjen e tij ishte një zyrtar i lartë i FBI-së.

Ish-ndihmësi i presidentit Pat Buchanan e cilësoi zotin Felt si tradhëtar që nxorri sekretet e Shtëpisë së Bardhë për Uashingotn Postin.

Këshilltari i presidentit Nikson, Charles Colson tha se ai e kupton se përse zoti Felt i nxorri sekretet, por shton se ai duhet t’i kishte shpallur vetë, drejtëpërdrejtë hetimet ndaj skandalit të Uotërgejtit.

Dhe Shefi i Personelit të administratës së zotit Nikson, John Dean, e vë në pikëpyetje faktin në se zoti Felt ishte burimi i vetëm i gazetës. Zoti Dean tha se ai nuk mund ta kuptojë se si nëndrejtori i FBI-së, kishte kohë për të realizuar takimet e fshehta me gazetarët.

Zoti Felt e kishte mohuar prej shumë kohësh se ai ishte burimi anonim. Por gazetarët dhe administrata e Presidentit Nikson kishin vazhdimisht dyshime se ai mund të ishte burimi i fshehtë.

XS
SM
MD
LG