Lidhje

Mbreti Fahd i Arabisë Saudite u varros sot në një ceremoni të thjeshtë


Mbreti Fahd i Arabisë Saudite u varros sot në një varr të thjeshtë në kryeqytetin saudit, pas një ceremonie të pabujshme ku morën pjesë udhëheqës myslimanë nga e gjithë bota.

Monarku i vjetër që mendohet se ishte në të tetëdhjetat, vdiq dje në Rijad. Televizioni saudit transmetoi imazhe grupesh me burra myslimanë të mbledhur në vendin e varrimit ndërkohë që trupi i mbretit, i mbështjellë me një pëlhurë ngjyrë kafe, vendosej në varr.

Udhëheqësit dhe autoritetet perëndimore, përfshirë një delegacion amerikan të kryesuar nga nënpresidenti Dick Cheney, do të shprehin ngushëllimet sot dhe nesër në kryeqytetin saudit.

Ceremonia e varrimit u kryesua nga vëllai i Fahdit, ish princi i kurorës Abdullah, që tani ka hipur në fron. Mbreti i ri ka udhëhequr praktikisht vendin që kur Mbreti Fahd pësoi një hemorragji cerebrale në vitin 1995.

XS
SM
MD
LG