Lidhje

Presidenti Bush në Kaliforni për të parë shkatërrimet nga zjarret


Presidenti Bush është në Kaliforni për të parë dëmet e shkaktuara nga zjarret që shkatërruan më shumë se një mijë shtëpi dhe detyruan evakuimin e 500 mijë njerëzve.

Pas mbërritjes sot në një bazë ushtarake ajrore në afërsi të San Diegos, zoti Bush bëri një turne me helikopter në zonë së bashku me guvernatorin e Kalifornisë Arnold Schwarzenegger.

Gjatë fluturimit për në Kaliforni, këshilltari i Sigurimit Kombëtar amerikan Fran Towsend u tha gazetarëve se turneu me helikopter do t’i jepte presidentit një ide më të qartë për katastrofën në Kaliforninë jugore. Presidenti i ka shpallur zjarret katastrofë madhore duke mundësuar fonde federale për pronarët e shtëpive në shtatë komuna.

Kushtet e motit u përmirësuan dje dhe sot duke i lejuar zjarrëfikësit të përparojnë disi për të kontrolluar më shumë se 15 vatra zjarresh që digjen në Kaliforninë jugore.

Zyrtarët thanë se sot janë gjetur dy trupa të djegur në një shtëpi në zonën e San Diegos, duke e çuar në tre numrin e viktimave nga zjarret. Pesë të tjerë kanë vdekur gjatë evakuimit. //rd//

XS
SM
MD
LG