Lidhje

Ahtisari: Pavarësia e Kosovës, e pakthyeshme


Fituesi i çmimit Nobel për Paqen Marti Ahtisaari thotë se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, pavarësisht nga kundërshtimi i Serbisë dhe aleatëve të saj. Marti Ahtisari mori sot Çmimin Nobel të Paqes 2008 për punën e tij si mediator në disa prej konflikteve më të egra të botës.

“Është nderimi më i madh që i jepejt dikujt që punon në këtë fushë. Ajo që ndiej tani mund të krahasohet vetëm me gëzimin që kam ndjerë kur kam parë ndryshimet që solli paqja në jetën e njerëzve.”

Zoti Ahtisari fitoi çmimin për punën e tij 30 vjeçare për paqen në botë përfshi vende si Namibia, Indonezia dhe Kosova.

“Kosova është e pavarur dhe do të mbetet e tillë. E kanë njhohur mbi 50 shtete por çfarë është më e rendësishme vendet që e kanë njohur përfaqësojnë mbi 60 deri 70 përqind të ekonomisë së botës. Këto ekonomi që kanë rendësi e kanë njohur Kosovën.”

Kryeministri i kosovës Hashim Thaçi tha se ndihej krenar që hartuesi i planinit të sponsorizuar nga Kombet e Bashkuara që i parapriu shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia, u nderua me çmimin Nobel të paqes.

“Dhenia e Çmimit Nobël zotit Ahtisari është vlerërsim i lartë dhe vlerësim i duhur për presidentin Ahtisari. Ai është njeriu që gjithë jetën ja ka kushtuar paqes dhe stabilitetit në rajone të ndryshme të botës.Kontributi i tij për Kosovën është i jashtëzakonshëm, si gjatë bombardimeve të Natos, më pas dhe me përgatitjen e dokumentit për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Kështu që çmimi nobël është nderim i merituar për njeriun e duhur.”

Veton Surroi, ish pjestar i grupit negociator që punoi me zotin Ahtisari gjatë negociatava të zgjatura me Serbinë mbi të ardhmen e Kosovës, tha se dhënia e çmimit Nobel për zotin Ahtisari ishte një mënyrë e mirë për të ndihmuar Kosovën për të tejkaluar përpjekjet për ndërtimin e një shteti legjitim.

“Ka një lidhje emocionale mes faktit që presidenti Ahtisari fiton çmimin Nobel dhe pavarësisë së Kosovës. Patjetër kjo është një mënyrë tejet e mirë për të fituar njohje më të gjerë për një akt që është i drejtë dhe e vetmja rrugë përpara për Kosovën.”

Serbia mbështetet nga Rusia në kundërshtimin e pavarësisë dhe thotë se Kosova i përket asaj. Ministri serb për Kosovën Oliver Ivanoviç reagoi me cinizëm dje në Beograd rreth dhënies së çmimit Nobel për zotit Ahtisari.

“Jam tejet i sigurtë se nuk ka ndonjë serb që të ketë votuar në favor të marrjes së një çmimi kaq të respektuar nga Marti Ahtisari. Padyshim sebët nuk janë dakord me shumë gjera që ka bërë zoti Ahtisari para disa muajsh dhe ky nuk është çmimi i fundit Nobël i debatueshëm."

Marti Ahtisari kryesoi bisedimet e statusit dhe i paraqiti Kombeve të Bashkuara rekomandime për lejimin e Kosovës që të bëhej shtet, por që të mbikëqyrej nga organizata ndërkombëtare.

Ai nderohet me çmimin Nobel të Paqes për punën për arritjen e një marrveshje në vitin 2005 që i dha fund luftimeve mes qeverisë indoneziane dhe rebelëve në provincën Aceh të Indonezisë.

Çmimi i paqes u dha në Oslo të Norvegjisë ndërkohë që çmimet e tjera do të jepen në Stokholm të Suedisë. Çmimet shoqërohen me shumën prej 1,2 milionë dollarësh, një diplomë dhe një medalje të artë që gjithmonë jepet më 10 dhjetor, përvjetori i vdekjes së themeluesit të çmimeve Alfred Nobel në vitin 1898. //kh//

XS
SM
MD
LG