Lidhje

"Dry Tortugas", e kaluara e tij ushtarake, fauna e pasur dhe legjendat e piratëve


"Dry Tortugas", e kaluara e tij ushtarake, fauna e pasur dhe legjendat e piratëve
"Dry Tortugas", e kaluara e tij ushtarake, fauna e pasur dhe legjendat e piratëve

Parku kombëtar Dry Tortugas ndodhet rreth 100 kilometra në perëndim të gadishullit Key West të Floridës dhe është i përbërë nga shtatë ishuj në ujrat e të cilëve gjen formacionet koralore dhe në brigjet e tyre rërën e ngrohtë. Zona njihet për një faunë të pasur të mbushur me zogj dhe peshq, si dhe për legjendat e piratëve dhe arin e fundosur në det, por edhe për të kaluarën e saj ushtarake me Fortesën Jefferson.

Këto ujdhesa formojnë një mini arkipelag që shtrihet në Gjirin e Meksikës. Janë Dry Tortugas. Tejet tërheqëse në izolimin e tyre. Në ishullin Garden Key është ngritur kjo kështjellë masive, Fort Jefferson e quajnë. Muret e saj janë të larta dhe i gjithë kompleksi të lë pështypjen e një zone të ndaluar. U deshën 16 milion tulla për ta ngritur rrethimin e saj në rreth 20 metra.

Gjatë Luftës Civile ky ishte Ishulli amerikan i Djajve. Ishte pikërisht ky vend, 100 kilometra nga brigjet e Floridës, ku ushtria e Unionit dërgonte ata që dezertonin nga radhët e saj. Por i burgosuri më i famshëm që mbahej atje nuk një nga dezertuesit, por mjeku Samuel Mudd. I dënuar se i kishte vënë në vend këmbën e thyer vrasësit të Presidentit Lincoln, John Wilkes Booth.

Sot këto ishuj janë streha e një shumëllojshmërie të madhe zogjsh. Ashtu i izoluar në mes të detit, ky arkipelag ujëdhesash me një kështjellë të largët ushtarake, tërheq mijëra e mijëra zogj. Ndërsa zogjtë mbushin qiellin mbi ishuj, kontrabandistët eksplorojnë në ujërat e kthejllta nën ta kreshtën koralore më të bukur e më të paprekur të Amerikës. Çuditësisht të bukura në izolimin e tyre, Dry Tortugas është një nga parqet më të largëta kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG