Lidhje

Pylli i ngurosur i Arizonës


Pylli i ngurosur i Arizonës
Pylli i ngurosur i Arizonës

Me përqendrimet më të mëdha dhe më shumëngjyrëshe në botë të drurëve të ngurosur, grumbujve prej argjili me shumë maja të “Shkretëtirës së pikturuar”, strukturave historike, pikave arkeologjike, pllajave me bar dhe një ekspozite tejet të madhe natyrore me fosile mbi 200 milionë vjeçare, parku kombëtar “Petrified Forest”, Pylli i Ngurosur, është një pejsazh natyror që të mrekullon, po aq sa është edhe një mjedis tejet interesat për studime shkencore.

Pylli i ngurosur i Arizonës është një mrekulli e veçantë. Ai është në fakt një histori tejet e pasur e jetës së antikitetit. Pyje të ngrira, të kthyera në gurr. Një galeri mahnitëse e artit të natyrës. Mund të thuhet se Pylli i Ngurosur i përngjan një mjedisi hënor, por ku hëna është pangjyrë.

Të gjitha këto krijime të natyrës, frymore dhe jo frymore mbajnë penelanta shumëngjyrëshe dhe me të drejtë pejsazhi ka marrë emrin “Shkretëtira e pikturuar”.

Dikur kjo ishte kënetë në një pyll subtropikal me pemë të gjelbëra të tejrritura. Por ajo pamje i përket një periudhe 225 milion vjet më parë. Drurë të rrëzuar notonin në ujrat e pasura me sikilat. Ajo pakëz rrjedhë i bënte ato të dyndeshin pas njeri tjetrit. Pastaj këto pirgje të mëdha i mbuloi balta dhe rëra. Kur drurët dolën përsëri në sipërfaqe, ato kishin thithur sasi të mëdha silikati. Pas disa mijëra vjetësh, drurët u kthyen në gur.

Hera herës, të futur në drurët e ngurosur, grubuj gurësh gjysmë të çmuar, të ngjyrave nga më të ndryshmet, presin të zbulohen. Kjo depozitë thesaresh këtu është e pakrahasueshme për nga varietetet dhe pasuria e saj me ndonjë vend tjetër në botë, sado të ngjashëm me të.

Të shtunën e ardhëshme do t’ju njohim me parkun Glacier në Alaska. Më 11 maj është 100 vjetori i këtij parku, një prej thesareve më të çmuara të Shteteve të Bashkuara. Historia e Parkut Glacial është e përbashkët për shumë kultura dhe popuj. 100 vjetori i parkut u jep rastin amerikanëve dhe botës të kuptojnë më mirë historinë e pasur dhe punën që bëhet për ruajtjen e këtij thesari të paprekur të vendit. Ju rikujtojmë se serinë “Parqet kombëtare të Amerikës” mund ta gjeni edhe në YouTube.com/zeriamerikes.

XS
SM
MD
LG