Lidhje

Emigrantët e huaj në Shqipëri


Trafiku i emigranteve nga vendet arabe dhe aziatike po merr permasa ne Jug te Shqiperise. Ditet e e fundit po shtohen grupet e e emigranteve qe hyjne ilegalisht nga Greqia.

Zyrtaret shqiptare jane te shqetesuar se nje dyndje e emigranteve do te
sillte rikthimin e rrjeteve te organizuara te ketij trafiku te cilat vepronin vite me pare ne te dy anet e kufirit.

Emigrantët e paligjshëm
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:57 0:00
Policia e Gjirokastres po perballet gjithnje e me teper me grupe emigrantesh te paligjshem qe hyjne nga Greqia dhe synojne te kalojne tranzit ne Shqiperi drejt Italise apo vendeve te tjera perendimore. Emigrantet jane kreyesisht nga Siria,Egjypti por edhe zonat kurde dhe aziatike. Shumica e tyre hyjne ne Greqi nga kufiri me Turqine dhe me pas drejtohen ose drejt qytetit bregdetar grek te Gumices ose drejt territorit shqiptar.

Zedhenesi i Drejtorise se Policise se Gjirokastres Gentian Mullai i tha Zerit te Amerikes se sherbimet e ruajtjes se kufirit kane bllokuar ditet e fundit disa qindra emigrante te paligjshem. Te dhenat policoe shqiptare flasin per nje dyndje masive te kesaj kategorie e cila rrezikon te gjalleroje dhe rrjetet e organizuara te trafikut .Policia ka bllokuar ditet e fundit transportues te kesaj kategorie emigrantesh nga qytetet Fier, Tepelene dhe Vlore.

Ekspertet e antikrimit vleresojne se grupet me te medha te emigranteve drejtohen ne kufirin verior shqiptar per te kaluar ne drejtim te Malit te Zi nga ku depertojne me tyj drejt vendeve te tjera. Ekspertet thone se rrjetet trafikut u marrin emigranteve nga 1000 deri ne 1500 dollare per sejcilin vetem per kalimin ne territorin shqiptar.
Por grupet qe kapen, rikthehen pas, thote zedhenesi i Drejtorisw se policise se Gjirokatres Gentian Mullai. Sipas tij pala greke deri tani nuk ka krijuar asnje problem per ripranimin e tyre.

Trafiku i emigranteve te paligjshem ka qene nje dukuri e perhapur ne zonat kufitare shqiptare me Greqine. Pas liberalizmit te vizave rrjetet e trafikut e pushuan aktivitetin per shkak se emigrantet shqiptare kalojne tani normalisht kufirin pa viza .Por kohet e fundit keto rrjete kane nisur te rigjallerohen duke krijuar edhe nje sfide te re per policine shqiptare.
XS
SM
MD
LG