Lidhje

Amerika dhe Botërori 2010 në Afrikën e Jugut


Amerika dhe Botërori 2010 në Afrikën e Jugut
Amerika dhe Botërori 2010 në Afrikën e Jugut

Botërori 2010 është gati për të filluar në Afrikën e Jugut. 32 ekipe nga e gjithë bota do të fillojnë të premten ndeshjet për titullin e madh. Shumë amerikanë do të jenë atje për të parë ndedhjet dhe miliona të tjerë do t’i ndjekin ato në televizion. Megjithatë, futbolli ende nuk është bërë në Shtetet e Bashkuara aq popullor sa në Europë, Amerikën Latine apo Afrikë, megjithë se disa yje të këtij sporti janë përpjekur t’i japin atij një shtytje.

Ethet e botërorit kanë arritur. Ekipi amerikan është gati. Po ashtu edhe fansat. Amerikanët kanë blerë më shumë bileta për këtë botëror se çdo vend tjetër me përjashtim të Afrikës së Jugut.

Sot, 20 vjet pas aparteidit, Afrika e Jugut është në qendër të vemendjes. Vendet e botës janë mblidhur këtu për festën e sportit dhe të krenarisë kombëtare.

"Ajo që e bën Botërorin kaq të veçantë është se kjo është ngjarja më e madhe sportive në botë. Energjia, entusiazmi dhe pasioni që e shoqërojnë janë të tilla që nuk i shikon në asnjë rast tjetër," thotë Mia Hamm, ish futbolliste amerikane.

32 ekipe nga të gjitha rajonet e botës do të konkurojnë për një muaj për të kurorëzuar kampionin. Ekipet janë të ndara në 8 grupe me nga 4 ekipe. Dy të parat e çdo grupi hyjnë në një raund eliminimi me nga 1 ndeshje. Kampionia e botës, Italia do të duhet të duhet të përballet me ekipe të fuqishme si Spanja, Brazili dhe të tjerë për të mbrojtur titullin. Brenda dhe jashtë fushave atmosfera e botërorit po ndihet kudo.

"Aftësia e njerëzve për të lënë mënjanë diferencat është shumë më e madhe në futboll se në çdo gjë tjetër. Kjo e bën botërorin kaq të veçantë dhe njerëzit e ndjekin me kaq pasion," thotë ylli i futbollit amerikan Donovan.

Në vitin 1994, botërori erdhë në Amerikë duke vendosur rekorde për nga numri i shikuesve.

Megjithë këtë sukses të madh, futbolli në Amerikë vazhdon të jetë sporti i të vegjëlve, më i dashuri për ta. Por kur fëmijët amerikanë ëndërrojnë për lavdi sportive, shumica e tyre duan të bëhen si LeBront, Kobe or Patent e jo si këta futbollistë.

Superyjet e futbollit janë përpjekur edhe më parë të tërheqin vemendjen e amerikanëve, si Peleja në vitet 70, dhe vitet e fundit David Bekham.

Por as fuqia e muskujve të Bekhamit nuk ka arritur t’i japë një shtytje të mirë futbollit në Amerikë. Megjithatë, futbolli vazhdon të rritet pak nga pak edhe këtu. Pothuajse 17 milion amerikanë ndoqën Botërorin 2006. Ndoshta ju kujtohet kjo goditje me kokë. Amerika po përpiqet të bëhet përsëri mikpritëse e botërorit në 2018 ose 2022

XS
SM
MD
LG