Lidhje

Armëpushim në Ukrainë


Barrikadat u hoqën sot nga kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, pasi protestuesit kundër qeverisë ranë dakord për një marrëveshje të shpejtë për ndalimin e përleshjeve me policinë, deri sa Presidenti Viktor Janukovich të përfundonte një raund takimesh me udhëheqësit e opozitës.

Udhëheqësit e opozitës, përfshirë politikanin që ka qenë më parë boksier, Vitaly Klitschko, po kërkojnë dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Mykola Azarov, zgjedhje të hershme presidenciale dhe heqjen e disa kufizimeve të vëna kohët e fundit ndaj protestuesve. Dje opozita i caktoi zotit Janukovich një afat 24-orësh, për të rënë dakord me kërkesat e tyre.

Sot Presidenti Yanukovych bëri thirrje për një seance parlamentare për t’i dhënë fund krizës. Kryeministri Azarov, i cili po merr pjesë në Forumin e Ekonomisë Botërore në Davos të Zvicrës, e cilësoi kërkesën për zgjedhje të parakohëshme presidenciale “jorealiste” dhe i akuzoi protestuesit anti-qeveritarë për përpjekje për grusht shteti.
XS
SM
MD
LG