Komuniteti mysliman në Maqedoni kremtoi Kurban Bajramin. Drejtuesit e komunitetit, si dhe drejtues shtetërorë e politikë kanë uruar për një festë të begatë, ndërsa kanë bërë thirrje për mirëkuptim dhe bashkëjetesë ndërmjet të gjitha komuniteteve pa dallim përkatësie fetare dhe etnike.