Lidhje

Debati presidencial: Analistët i japin pikë Romnit


Në debatin e parë presidencial, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha se Amerika është më mirë, kur shtresa e mesme është në gjendje më të mirë.

Zoti Obama hapi debatin e parë të fushatës presidenciale me rivalin e tij republikan Mit Romni duke thënë se ekonomia e rënduar amerikane që ai trashëgoi katër vjet më parë po mëkëmbet. Por ai tha gjithashtu se mbetet ende shumë punë për t’u bërë. Zoti Obama tha se investimi në arsim dhe trajnimi, si dhe shkurtimi i taksave janë rruga më e mirë që duhet ndjekur.

Universitetin e Kolorados është i parë ndër tri debaret që janë caktuar deri ditën e zgjedhjeve. Debati i mbrëmshëm u përqendrua kryesisht në ekonominë amerikane, kujdesin shëndetësor dhe rolin e qeverisë në jetën e përditëshme të amerikanëve.

Shumë analistë mendojnë se zoti Romni u paraqit më mirë se rivali i tij Obama, i cili ishte kryesisht në pozita mbrojtëse. Të njëjtën gjë tregojnë edhe disa anketa të zhvilluara menjëherë pas debatit.

please wait

No media source currently available

0:00 0:05:09 0:00
Direct link


I pyetur për krijimin e vendeve të reja të punës, ish guvernatori i shtetit Masaçusets, Mit Romni tha se vendi duhet të ndjekë një rrugë të ndryshme nga e kaluara. Ai tha se planet e tij përfshijnë shtimin e prodhimit energjetik, hapjen e më shumë tregjeve ndërkombëtare, krijimin e më shumë programeve të trajnimit për punë, balancimin e buxhetit dhe mbështetjen e zhvillmit të biznesit të vogël.

Presidenti Obama tha se do që të ulë taksat për korporatat dhe të stimulojë ruajtjen e vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara në vend të transferimit të tyre jashtë. Zoti Obama tha se ishte dakord me zotin Romni për nevojën e shtimit të prodhimit energjetik, por ai tha se duhen shqyrtuar edhe variantet e energjisë së erës, diellit dhe biokarbureve. Ai tha se është e nevojshme të bëhen investime pa e rënduar shtresën e mesme të amerikanëve me koston e tyre.

Zoti Obama tha se shkurtimet e tij të taksave për shtresën e mesme të amerikanëve u kanë lënë atyre më shumë para në dispozicion. Ai tha se plani i zotit Romni për të shkurtuar taksat me 5 trilionë dollarë do të realizohej duke kufizur shkurtimet e taksave për zëra të caktuar. Presidenit tha se kjo nuk do ta ulte dificitin dhe përsëri do të rëndonte mbi shtresën e mesme. Zoti Obama tha se ky nuk ishte konkluzioni i tij, por i ekonomistëve.

Zoti Romni e kundërshtoi pretendimin e zotit Obama se plani i tij përfshin shkurtime taksash prej 5 triliono dollarësh. Ai tha se nuk do të shkurtonte taksat për amerikanët me të ardhura të larta, por do të shkurtonte taksat për amerikanët me të ardhura mesatare. Ai tha se synon të ulë nivelin e taksimit, ndërkohë që do të ulte edhe shkurtimet në disa zëra taksash, kështu që qeveria të kishte fondet që i duhen.

Zoti Obama tha se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të shkurtojnë taksat për kompanitë që transferojnë vendet e punës jashtë vendit. Ai tha se buxhetet reflektojnë zgjedhjet. Ai tha se shkurtimi i taksave pa kriter nuk do ta ndihmonte rritjen ekonomike. Ai tha se kalimi i disa shërbimeive në nivelin shtetëror do të thotë shkurtime në programin e kujdesit shëndetësor, Medicaid që financohet nga qeveria për të moshuarit dhe të paaftët që të paguajnë.

Zoti Romni kritikoi planin e Presidentit Obama për të mos shkurtuar taksat për kompanitë e naftës, ndërkohë që mbështet shkurtimin e taksave për “energjinë e gjelbërt”. Ai tha se shkurtimet e taksave për kompanitë e energjisë diellore dhe të erës janë baraz me 50 vjet shkurtime taksash që kanë gëzuar kompanitë e naftës. Ai tha gjithashtu se do të donte të sillte përsëri në Shtetet e Bashkuara ato vende pune që janë transferuar jashtë vendit. Ai tha se “shtetet janë laboratoret e demokracisë” dhe mund të kryejnë disa shërbime më të mira për qytetarët.

Zoti Romni tha se shtresa e mesme e amerikane është mbytur dhe shypur nga taksat e larta. Ai tha se niveli i taksimit duhet të ulet, si për korporatat ashtu edhe për individët.

Presidenti tha e roli kryesor i qeverisë është të siguria e popullit. Por ai tha se ajo duhet të krijojë gjithashtu kushtet që njerëzit të përparojnë. Ai përmendi si shembuj nga e kaluara kontributin e qeverisë për ndërtimin e hekurudhave si dhe kontributin e saj në institucionet kërkimore dhe të arsimit.

Zoti Romni tha se roli i qeverisë është të promovojë dhe mbrojë parimet e Kushtetutës dhe të Deklaratës së Pavarësisë. Ai u shpreh se kjo do të thotë të mbahet një ushtri e fortë, të mbrohet toleranca fetare, të tregohet kujdes për të moshuarit dhe të paaftët dhe të ruhet liria e indivitit për të ndjekur ëndërrën e tij.

Të pranishmit të audiencë do të bëjnë pyetje për politikën e jashtme dhe të brendëshme gjatë debatit 16 tetorit, i cili do të zhvillohet në formën e një takimi publik.

Debati i tretë dhe i fundit, që do të zhvillohet më 22 tetor, do të përqendrohet kryesisht në politikën e jashtëme.

Debati mes kandidatëve për nënpresident do të zhvillohet më 11 tetor.
XS
SM
MD
LG