Në ditën e dhjetë të operacionit policor antikanabis, që po zhvillohet në komunat e largëta malore të Dukagjinit, policia ndaloi kryeplakun e fshatit Nicaj në komunën e Shalës, për mosinformim, sipas ligjit, te sipërfaqeve të mbjella me bimë narkotike në territorin e këtij fshati.