Lidhje

Lajçak në Prishtinë në përpjekje për të siguruar vazhdimin e bisedimeve Kosovë – Serbi


I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, filloi të mërkurën një vizitë disaditëshe në Prishtinë prej nga do të shkojë edhe ne Beograd, në përpjekje për të caktuar një date për takimin e radhës ndërmjet palëve në kuadër të negociatave për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ai tha është diskutuar edhe për bashkëpunimin rajonal dhe gjëra tjera por natyrisht përqendrimi ynë kryesor është në bisedimet dhe situata me bisedimet”.

Zyra e kryeministrit të Kosovës nëpërmjet një komunikate tha se zoti Kurti tha se “në bisedime Kosova është palë e barabartë, dhe jo temë. Duhet të pranohet realiteti dhe të jemi në shërbim të qytetarëve të të dy vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Takimi i fundit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është mbajtur më 19 korrik, por pa ndonjë përparim.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian dhe është zotuar se nuk do ta njohë atë, duke kërkuar siç thuhet, një zgjidhje kompromisi, ndërsa Kosova e cilëson të panegociueshme pavarësinë e saj.

Por të dyja palët janë përfshirë në procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, që është kusht për integrimet evropiane.

Më herët gjatë së mërkurës, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se para fundit të këtij muaji do të udhëtojë në rajon, për të dërguar mesazhin e fortë për vazhdimin e procesit të zgjerimit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG