Lidhje

Filmi “Money Monster”, një histori plot emocione


Money Monster”, me regji të aktores së njohur Jodie Foster, ku interpretojnë në rolet kryesore George Clooney dhe Julia Roberts, trajton temën e hendekut të thellë që ekziston mes njerëzve më të pasur, që përbëjnë vetëm 1 për qind të shoqërisë, dhe pjesës tjetër të shoqërisë. Megjithëse ky nuk është filmi i parë me temën e fuqisë korruptuese të parasë, “Money Monster”, është realizimi që ngjall më tepër emocione dhe ku interpretojnë një numër i madh yjesh të Hollivudit.

Filmi "Money Monster"
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:03:40 0:00

((Prezantuesi)) “Ja ku është, vetë magjistari i Uoll Stritit!

((George Clooney në rolin e Lee Gates)) “Emrin e ka Lee Gates dhe shfaqja titullohet “Money Monster”. Pa rrezikuar nuk ka shpërblim.”

Lee Gates, nën interpretimin e George Clooney-it, kryeson lojën. Investitorët ndjekin këshillat e tij, ngaqë ai ka bërë para pa fund në tregun e aksioneve, deri në momentin fatal, kur aksionet ranë menjëherë.

Njerëz të thjeshtë, si Kyle Budwell, i interpretuar nga Jack O'Connell, i humbin të gjitha paratë e investuara sipas këshillave të Gates-it.

((Kyle Budwell, i luajtur nga Jack O’ Connell, shfaqet me armë në dorë, ndërsa i tregon Gates jelekun me dinamit)) “Vishe atë.”

((Lee Gates)) “Po mos shpërthen…?”

((Kyle Budwell)) “E drejtoj unë. Po të shkel unë sustën, hidhemi në erë të gjithë bashkë.”

Budwell do të dijë se ku kanë shkuar paratë e tij dhe të gjithë njerëzve të tjerë.

((Kyle Budwell audiencës televizive)) "Këta kllounë të tregut të aksioneve humbën 800 milionë dollarë.”

Si mund të zhduken 800 milionë për shkak të siç u tha, të mosfunskionimit të një algoritmi?

Lee Gates dhe producentja e tij Patti Fenn, e interpretuar nga Julia Roberts fillojnë të rrëmojnë për këtë çështje të vështirë.

((Lee Gates)) "Çfarë shkoi keq?

((Diane Lester)) "Nuk e dimë.”

((Kyle Budwell qëllon monitorin me armë)) "Gënjeshtare!"

Shfaqja interesante e transmetuar drejtpërdrejt “Money Monster” e Lee Gates-it papritur shndërrohet në një hetim në kohë reale.

((Patti i bërtet Diane Lester)) “Duhet të zgjohesh dhe të bësh llogaritë, sepse kjo nuk do të thotë gjë as për mua!”

Ndërsa Fenn ndodhet në dhomën e kontrollit, duke u përpjekur të ndjekë gjurmët e ndërlikuara të parave në mbarë planetin, Gates vazhdon të jetë në studio, duke negociuar drejpëdrejt me Budwell-in.

((Lee Gates)) “Unë të jap diçka dhe ti më jep mua, në rregull?”

Gates ka ngecur në studio dhe Patti mund të komunikojë me të vetëm përmes kameras, monitorit dhe kufjes që ai ka në vesh.

((Patti Fenn, e luajtur nga Julia Roberts)) “Rri i qetë, unë jam këtu.”

((Patti Fenn i thotë ekipit të saj)) "Gjeni çfarë të mundni!”

Në vend të shfaqjes ajo në fakt drejton shpëtimin e tij,” thotë Jodie Foster.

Producentja Foster krijon një melodramë plot emocione, që vërtet fillon në studio por që del më pas jashtë saj, ndërsa Budwell dhe Gates, të bllokuar me eskplozivë, shkojnë në Wall Street për të gjetur të vërtetën.

Mendoj se ky film është një kombinim interesant i të parit të një filmi të zakonshëm, por që njëkohësisht të detyron të mësosh diçka të komplikuar,” thotë zonja Foster.

"Kur gjërat nuk funksionojnë, njeriu i zakonshëm gjendet në situatë të vështirë,” thotë George Clooney.

“Money Monster” është një film plot emocione, shpesh sentimental, për njerëzit e zakonshëm, që humbasin gjithshka dhe për ata me shumë para, të cilët fitojnë në kurriz të të tjerëve.

((Lee Gates i thotë Kyle Budwell)) "Do të të gjej disa përgjigje.”

Ky është gjithashtu një nga filmat e parë që i kushtohet krizës së Uoll Stritit, dhe pasojat e saj tek njeriu i zakonshëm, të cilit i duhet të përjetojë të njëjtën betejë të vështirë, ankth dhe zemërim, si edhe publiku.

((Kyle Budwell)) "Unë mund të jem njeriu që kam armën, por nuk jam krimineli i vërtetë! Janë njerëz si ky këtu. Gjithshka është e manipuluar. Ata vjedhin gjithshka nga ne dhe nuk i kap njeri. A nuk është kjo e padrejtë?”

((Lee Gates)) "Ti erdhe këtu për të marrë disa përgjgije dhe i meriton ato.”

XS
SM
MD
LG