Shqipëria është një vend me të ardhura mesatare, por ndonëse ky vend e përballoi relativisht mirë krizën globale ekonomike, rritja ekonomike gjatë viteve të fundit ka qënë e ulët dhe pritet të vazhdojë me ritëm të ulët, edhe për këtë vit. Shqipëria, nga ana tjetër, ka një rrjet të gjerë ndihmash sociale për shtresat në nevojë i cili nuk ka mbetur pa u ndikuar nga kjo gjendje ekonomike. Për të diskutuar më në hollësi mbi këtë temë Rudina Dervishi e Zërit të Amerikës zhvilloi një intervistë, drejtpërdrejt, me zëvendësministren e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të Shqipërisë, zonjën Bardhylka Kospiri, e cila foli nga studioja e VOA në Nju Jork.