Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ambasadorja amerikane në Prishtinë Tracey Jacobson, nënshkruan sot marrëveshje ndërshtetërore për hapjen e programit të parë të Korpusit të Paqes në Kosovë. Vullnetarët e këtij korpusi që është themeluar më 1961 nga presidenti John Kennedy, do të punojnë kryesisht në mësimin e gjuhës angleze nëpër shkollat e mesme, kryesisht në fshatrat e Kosovës. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes u tha se ky është një hap drejt forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.