Lidhje

Kosovë, urdhër arrest për tre deputetë të lëvizjes Vetëvendosje


Një gjykatës në Prishtinës lëshoi urdhër arreste dhe kërkoi masë paraburgimi për tre deputetë të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj Bujupi dhe Albulena Haxhiu.

Kosovë, urdhër arrest për tre deputetë të lëvizjes Vetëvendosje
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:49 0:00

Vendimi i gjykatësit, pasoi një seancë në Gjykatën Themelore në Prishtinë lidhur me rastin e hedhjes së gazit lotsjellës vitin e kaluar në Parlamentin e Kosovës.

Katër deputetë të lëvizjes Vetëvendosje, akuzohen “për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.

Mosparaqitja e tre deputetëve në një seancë gjyqësore, bëri që gjykatësi Beqir Kalludra të kërkojë masa detyruese.

“Për të akuzuarit Albin Kurti dhe Donika Kadaj Bujupi, gjykata ka lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim nga Policia e Kosovës dhe sipas informatave të policisë ata nuk janë gjetur ne adresat e dhëna. Meqenëse të njëjtit nuk janë paraqitur, gjykata merr vendim kundër të akuzuarve Albin Kurti, Donika Kadaj Bujupi dhe Albulena Haxhiu për ndalim dhe arrestim në qendrën e paraburgimit dhe gjithashtu të njëjtëve do t’u caktohet paraburgimi sipas ligjeve të Kosovës”, tha gjyqtari Kalludra.

Deputeti i lëvizjes vetëvendosje, Faton Topalli, që ishte i pranishëm në seancën gjyqësore e cilësoi procesin si të politizuar.

Vitin e kaluar, për më shumë se gjashtë muaj deputetët e opozitës organizuan protesta dhe bllokuan punën e parlamentit me gaz lotsjellës duke kundërshtuar marrëveshjen e arritur me Serbinë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe asaj për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG