Lidhje

Kosovë: Shtohen rastet me koronavius, qeveria miraton kufizime të reja


Kosova shënoi të enjten numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara me COVID-19, që nga paraqitja e rasteve të para në mesin e muajit mars.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmoi të premten 767 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi dhe 8 viktima në 24 orët e fundit.

Qeveria e Kosovës miraton masat e reja kundër COVID – numër i lartë infektimesh
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:37 0:00

Rastet e reja e çuan afër 27 mijë numrin e përgjithshëm të të prekurve nga të cilët 784 kanë humbur jetën, ndërsa afër 17 mijë janë shpallur të shëruar.

Për të frenuar përhapjen e COVID-19, qeveria e Kosovës miratoi sot një sërë masash të cilat pritet të hyjnë në fuqi të premten. Masat, sipas qeverisë, janë në përputhje me shkallën e infektimeve në secilën komunë, dhe kryesisht kanë të bëjnë me kufizimin e orarit të punës për bizneset dhe kufizimin e lirisë së lëvizjes për qytetarët

Sipas masave të reja në komunat me rrezikshmëri të lartë me mbi 150 persona të infektuar për 100 mijë banorë do të ndalohet çfarëdo lëvizjeje e personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre, nga ora 19 deri në orën 05:00.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha sot gjatë një vizite në klinikën Infektive se situata me COVID-19 është shumë e rëndë.

“Kjo është një situatë praktikisht e luftës, duke u përballur çdo ditë me një rrezik të madh, me viktima. Unë shfrytëzoj rastin, me gjithë nevojën që kemi për efikasitetin në punë për të përmirësuar shërbimin këtu në qendrën klinike dhe spitalet rajonale ndaj pacientëve, në nevojën që kemi për të pasur furnizim më të mirë me barna”, tha ai.

Kryeministri Hoti tha se qeveria së bashku me personelin shëndetësor është angazhuar për t’u përballur me një valë të re infektimesh.

“Por tash në përballje me valën e dytë, ne duhet të ngritim nivelin e angazhimit në mënyrë që ta menaxhojmë sa më mirë këtë pandemi. Më vjen mirë që numri i rasteve fatale së paku nuk është së paku dje nuk ka qenë shumë i lartë krahasuar edhe me regjionin edhe më gjerë po menaxhohet pak më mire”, tha ai.

Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj Berisha, tha se kjo klinikë po përballet më numër të shtuar pacientësh që kërkojnë trajtim.

“Ne në klinikën Infektive sot i kemi të hospitalizuar rreth 106 pacientë, 60 deri në 70 për qind e tyre zakonisht janë me oksigjenoterapi dhe gjashtë pacientë i kemi në respiratorë”, tha ajo.

Masat e reja kanë nxitur pakënaqësi të disa komunave dhe bizneseve të ndryshme të cilat po bëjnë thirrje për mbështetje financiare për shkak të humbjeve pas mbylljes së tyre.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kundërshtoi siç tha mënyrën e vendosjes së kryeqytetit në zonën e rrezikshmërisë së lartë. Ai thotë se këto masa e vështirësojnë situatën dhe nuk e ndihmojnë situatën me COVID pasi që sipas tij “mbyllja pa mbështetje ekonomike shkakton kosto të madhe”, shkroi ai.

Mbyllja e vendit dhe kufizimet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, sipas guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, kanë ndikuar në rënien ekonomike gjatë këtij viti.

“Parashikimet e Bankës Qendrore janë që ekonomia e Kosovës do të shënoj rënie 7.2 për qind. Shkaktarët brenda rënies ekonomike kryesisht lidhen me masat e ndërmarra për pengimin e shpërndarjes së pandemisë të cilat ndikuan negativisht edhe në nivelin e konsumit por edhe të investimeve”, tha ai

Sipas Bankës Qendrore, dërgesat nga diaspora megjithatë kanë ndikuar në zbutjen e pasojave të rënies së ekonomisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG