Lidhje

Kosovë: Shkon në 12 numri i viktimave nga koronavirusi – Serbia dhuron 1 mije teste


Autoritetet në Kosovë thanë të premten se një 70 vjeçar nga komuna e Ferizajt ndërroi jetë nga pasojat e koronavirusit, duke e çuar në 12 numrin e të viktimave.

Ministria e Shëndetësisë tha se ai vuante edhe nga sëmundje të tjera.

Deri të enjten mbrëma në Kosovë janë konfirmuan 449 raste të të prekurve me COVID-19, ndërsa deri tani janë kryer 3 mijë e 915 teste.

Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti tha se një mijë teste janë në depot e kësaj ministrie dhe teste të tjera do të mbërrijnë sonte përfshirë edhe 1 mijë teste dhuratë nga Serbia.

Gjatë javës ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia dhe ai i Serbisë, Zllatibor Llonçar, biseduan në një video-konferencë të organizuar nga ministria e Jashtme italiane lidhur me urgjencën e përballjes me COVID-19. Në një njoftim thuhet se të dyja palët shkëmbyen pikëpamje dhe diskutuan veprimet për të trajtuar pandeminë.

Komunikimi u mbështet nga diplomatët amerikanë në Prishtinë dhe në Beograd të cilët thanë se është inkurajuese të shohësh ministrat e shëndetësisë duke bashkëpunuar si fqinjë, për t'iu shërbyer dhe mbrojtur të gjitha komunitetet në Kosovë dhe Serbi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG