Lidhje

Dita e fundit e Kuvendit Kombëtar Republikan


Mitt Romney del në skenë sot në Kuvendin Kombëtar Republikan për të argumentuar përse duhet të zgjidhet presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara.



Kandidati i partisë republikane do t’u drejtohet të pranishëmve në kunvendin e Tampas në Florida, ndërsa miliona amerikanë do ta ndjekin përmes televizorit, pas disa ditë fjalimesh nga figura të njohura të partisë që synonin të tregonin sesi zoti Romney do të drejtojë ndryshe nga presidenti amerikan Barack Obama.

Fjalimi do t’i japë zotit Romney –ish guvernator i Masaçusetsit, shansin të prezantojë veten para votuesve që mund të mos i kenë kushtuar vëmendje deri tani zgjedhjeve presidenciale.

Sfiduesi republikan tha se amund të nxisë ekonominë e dobët të vendit me taksa më të ulta dhe më pak rregulla qeveritare. Por zoti Obama, thotë se një administratë Romney do të rezultonte në kthimin e politikave që e çuan vendin në rënien më të madhe ekonomike që nga vitet 1930.

Anketat tregojnë se të dy kandidatët janë në garë të ngushtë 10 javë përpara zgjedhjeve të 6 nëntorit. Votuesit thonë se mendojnë që zoti Romney do të jetë një zgjidhje më e mirë për të ndrequr ekonominë e vendit, por pëlqejnë më shumë zotin Obama.

Dy persona u përjashtuan nga Kuvendi Kombëtar Republikan pasi përdorën tallje racore.

Zyrtarët e kuvendit dhe rrjeti CNN tha se dy personat hodhën arra tek një kameramane zezake e CNN-it të martën në mbrëmje dhe bërtitën, “Kështu i ushqejmë kafshët”.

CNN-i tha se kameramania po punonte në Forumin e Tampës ku delegatët emëruan zyrtarisht Mitt Romneyn si kandidat presidencial.
XS
SM
MD
LG