Lidhje

Maqedoni: Hapa drejt heqjes së imunitetit të deputetit Lupço Dimovski


Në Maqedoni, Komisioni parlamentar për çështjet e mandateve dhe imunitetit vendosi t’ia heqë imunitetin deputetit opozitar Lupço Dimovski, por vendimin përfundimitar për këtë duhet ta marrë parlamenti në seancë plenare. Kjo bëhet me kërkesë të gjykatës themelore në Shkup, e cila e akuzon ligjvënësin së bashku me dy ish-Ministra të tjerë dhe një ish-zëvendës-Ministër të bujqsisë për shpërdorime të tokave bujqësore.

Maqedoni: Debat për imunitetin e deputetit Dimovksi
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:06 0:00

Pesë vota të ligjvënësve të shumicës u deshën për këtë që Komisioni t’i rekomandojë parlamentit në seancë plenare për t’i hequr imunitetin e deputetit kolegut të tyre socialist, i akuzuar nga gjykata themelore për shpërdorim të detyrës dhe mjeteve gjatë kohës që ishte Ministër i Bujqësisë.

Zoti Dimovski dhe dy ish-Ministra të tjerë të Bujqësisë dhe një ish-Zëvendës-ministër ngarkohen për dëmtimin e buxhetit të shtetit me vlerë prej 1,4 milionë eurosh duke dhënë ndihma bujqësore ose qira të tokave bujqësore në pronë të shtetit e që asnjëherë nuk ishte paguar për to.

Por, opozita e drejtuar nga VMRO-DPMNE-ja e vlerëson këtë akt si hakmarrje ndaj zotit Dimovski, me që ai nuk kishte votuar për ndryshimet e fundit kushtetuese, edhe përkundër trysnive, sipas saj ndërkohë që ai u amnistua nga akuzat paraprake për veprën “terrorizëm” lidhur me ngjarjet e dhunshme në parlament, në 27 prillin e 2017-s.

Bashkërenduesi i grupit të deputetëve të VMRO-së, Nikolla Micevski u bëri thirrje deputetëve të Komisionit që t’i mundësohej zotit Dimovski për t’u mbrojtur në liri, për ta dëshmuar pafajqësinë, sipas tij, dhe të mos lejohej paraburgumi i tij.

Opozita e cilëson si farsë dhe kurdisje vendimin ndaj ligjvënësit Lupço Dimovski, ndërsa thotë se pushteti deri tash ka hequr imunitetin e tetë deputetëve opozitarë, “duke ushtruar në këtë mënyrë trysni dhe shantazh të paparë”.

Por, kryetari i komisionit për mandate dhe imunitet, Pavle Bogoevski tha se Parlamenti e ka për detyrë që të marrë vendim atëherë kur gjykata të kërkojë nga parlamenti masa për paraburgimin apo hetimin e një ligjvënësi. “Ne me votimin tonë nuk e dërgojmë kolegun tonë në paraburgim, por i lejojmë gjykatës të vendosë se a janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së paraburgimit”, tha zoti Bogoevski.

Pokurorja Vilma Ruskoska la të kuptohej se të akuzuarit derisa kishin qenë në detyrë nuk kishin kërkuar prishjen e marrëveshjeve me qiraxhinjtë e tokave shtetërore edhepse ata nuk kishin paguar për shfrytëzimin e tyre.

Komisioni parlamentar për çështjet e mandateve dhe imunitetit e ka për detyrë që brenda dy ditësh ta njoftojë kryetarin e parlamentit për vendimin. Njëri nga ish-ministrat dhe një ish-zëvendëministër tashmë ndodhen në paraburgim, ndërsa një ish-ministri tjetër për shkaqe shëndetësore i është caktuar masa arrest shtëpie.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG