Shoqata që merren me të drejtat e grave po diskutojnë në Shkup mbi mundësitë e krijimit të kushteve për shmagien e frikës, sulmeve dhe ngacmimit të grave në rrugë dhe në hapësira publike. Agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Shkup dhe Prishtinë, kanë punuar në një projekt të përbashkët, duke theksuar se krijimi i kushteve urbane ul frikën tek gratë dhe zvogëlon sulmet ndaj tyre në vende publike.