Shqiptarët në Mal të Zi, gjatë këtij viti, shënuan në forma të ndryshme 70 vjetorin e tragjedisë kombëtare e njohur si “Masakra e Tivarit”. Subjektet politike shqiptare, shoqëria civile dhe intelektualët kërkuan angazhimin institucional për ndriçimin e kësaj ngjarjeje të rëndë si dhe kërkuan vendosjen e një memoriali në vendin ku u ekzekutuan më se 5 mijë të rinj kosovarë, të cilët u mobilizuan në Luftën NacionalÇlirimtare gjatë vitit 1945.