Dy muaj pasi Mali i Zi mori ftesën për anëtarësim në NATO, nisen negociatat ku në to janë përfshirë aspekte të ndyshme politike, ushtarake dhe ligjore. Negociatat e NATO-s me Malin e Zi është duke i drejtuar ndihmësekretari i përgjithshëm i NATO-S, Teri Stamatopulos, i cili theksoi se me anëtarësimin e Malit të Zi në Aleancën ushtarake do të forcohet siguria në rajon. Negociatat priten të mbyllen deri në fund të prillit.