Lidhje

Sulm në ambasadën amerikane në Podgoricë


Policia e Malit të Zi tha sot se një veteran i ushtrisë jugosllave që punonte në mbrojtjen kundër-ajrore gjatë bombardimeve të NATO-s të vitit 1999, hodhi një granatë dore në kompleksin e ambasadës amerikane në Podgoricë rreth mesnatës dhe pastaj hodhi veten në erë.

Idemtifikohet autori i sulmit në Ambasadën amerikane në Mal të Zi
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:53 0:00

Ambasada në faqen e saj në Facebook tha se asnjë nga personeli i saj nuk u dëmtua nga incidenti dhe po ashtu nuk pati njoftime për dëme materiale.

Malazezi i moshës 41 vjeçare dhe i lindur në Serbi, u identifikua nga policia me inicialet D.J., por mediat thanë se emri i tij i plotë ishte Dalibor Jaukoviç.

Pak para mesnatës, ai hodhi një granatë dore mbi gardhin e kompleksit të ambasadës dhe më pas hodhi veten në erë, u tha gazetarëve shefi i policisë, Enis Bakoviç.

Bakoviç tha se po zhvillohen hetime për të përcaktuar nëse ai kishte vepruar i vetëm apo me të tjerët. "Ne po kërkojmë në mediat sociale së bashku me FBI-në", tha ai.

"Nuk ka shenja se ishte akt terrorizmi", tha prokurorja Lepa Medenica.

Policë me armë automatike dhe automjete patrullonin rrugët pranë ndërtesës së ambasadës të enjten në mëngjes pas incidentit.

Megjithëse ambasada tha se stafi i saj ishte i padëmtuar, ambasada u mbyll për lëshimin e vizave deri në një njoftim tjetër.

"Ambasada e SHBA-së në Podgoricë këshillon shtetsasit amerikanë se në ambasadë ka një situatë aktive të sigurisë," thuhej në faqen e saj të internetit.

Mali i Zi, një nga vend i vogël me dalje në det, u bë anëtari i 29-të i NATO-s në muajin maj të vitit 2017.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG