Lidhje

Panairi i librit shqip në Tiranë


Në Tiranë po zhvillohet këto ditë panairi i librit shqip.

Shtëpitë botuese të Shqipërisë dhe Kosovës kanë sjellë një librash të autorëve shqiptarë e të huaj.

Në Panairin e librit të Tiranës nuk mungojnë asnjëherë prej shumë vitesh shtëpitë botuese të Kosovës.

Ata janë të lumtur që ua kthejnë vizitën shtëpive botuese të Shqipërisë, të cilat po ashtu marrin pjesë rregullisht në Panairet e librit të Prishtinës.

Nga shtëpitë botuese të Shqipërisë, ndër më të njohurat dhe më cilësoret është OMBRA GVG. Krahas romaneve shqiptarëv si “Epika e yjeve të mëngjesit” e Rudi Erebarës, i cili fitoi Çmimin Europian të Librit, ajo ka sjellë edhe përkthime të autorëve më të mirë amerikanë, europianë dhe Nobelistëve të njohur si Kinzaburo Oe.

Kjo shtëpi botuese krahas përkthyesve më të njohur në vend po mbështet edhe përkthyesit më të rinj, që guxojnë me romane të vështira nga letërsia më e mirë, si Mirela Milori me romanin “Gruaja e Këpucarit”.

Një tjetër veçanti e panairit të sivjetëm janë librat për fëmijë që ka sjellë shtëpia botuese MediaPrint, e cila prej shumë vitesh, krahas librave shkollorë, ia kushtuar pjesën më të madhe të punës së vet letërsisë për lexuesit e vegjël.

Në morinë e pjesëmarrësve të këtij panairi, disa botues mendojnë se qeveria duhet të ndjekë politika nxitëse më të forta për kulturën kombëtare në fushën e librit.

Ky është panairi i librit shqip në Tiranë, i cili shihet nga organizatorët si festa më e madhe e autorëve shqiptarë dhe përkthyesve të shqipes.

Ata arrijnë të tejkalojnë me vështirësi të mëdha një mori pengesash dhe problemesh teknike, duke nisur nga ato financiare e deri te mungesa e politikave stimuluese nga administrata shtetërore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG