Lidhje

Pres. Obama një ditë pas inaugurimit


Presidenti e kaloi ditën e sotme në një shërbesë lutjesh me pjesëmarrjen e klerikëve të ndryshëm në Katedralen Kombëtare në Uashington

Një ditë pas ceremisë së betimit për në Shtëpinë e Bardhë dhe më pas vallëzimit me ballo me bashkëshorten e tij Michelle, presidenti amerikan Barack Obama kaloi ditën e sotme në një shërbesë lutjesh me pjesëmarrjen e klerikëve të ndryshëm në Katedralen Kombëtare në Uashington.

Nënpresidenti Joe Biden dhe të ftuar të tjerë u përshëndetën me këngë të interpretuara nga Kori i Fëmijëve të Shoqatës për Interpretimet Artistike në Uashington dhe lutje nga drejtues fetarë nga besime dhe degëzime të ndryshme.

Shërbesa përfshiu lutje nga udhëheqës dhe zyrtarë të lartë të vendit.
XS
SM
MD
LG