Shqipëria dhe Mali i Zi po bashkëpunojnë në një numër projektesh të përbashkëta ndërkufitare që financohen nga programi IPA i Bashkimit Europian. Janë 24 projekte që prekin kryesisht fushën e turizmit, infrastrukturës dhe mbrojtjes së mjedisit të përbashkët natyror. Ndërkohë, qeveritë e të dy vendeve po bashkëpunojnë edhe për zgjerimin e komunikimit përmes hapjes së pikave të reja të kalimit kufitar.