Lidhje

Tiranë: Shtohen 96 pacientë të rinj me HIV/AIDS


Dita e SIDAs
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:05:25 0:00
Drejtues të shëndetit publik në Shqipëri bënë të ditur sot në ditën botërore kundër HIV-it dhe Sidës se gjatë këtij viti janë shtuar edhe 96 persona të tjerë që janë prekur nga ky virus. Mjekët thonë me shqetësim se vetëm 5 për qind e popullatës është kontrolluar nëse është infektuar nga HIV/AIDS, ndërsa më shumë se gjysma e atyre që po e përhapin, nuk e dinë fare që bartin virusin HIV. Krahas shtimit të kontrolleve masive, doktorët kërkojnë më shumë kontrolle tek nënat shtatzana, sepse 25 fëmijë të sapolindur e kanë marrë virusin nga nëna.
Dita e SIDAs
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:05:25 0:00
Spitalet shqiptare regjistruan këtë vit 96 raste të reja pacientësh të infektuar nga virusi HIV/AIDS nga të cilët 66 meshkuj dhe 30 femra. Shifrat e reja e ngritën numrin e përgjithshëm në 671 persona të prekur nga HIV/AIDS në Shqipëri gjatë 20 viteve 1993 -2013, në raportin 70 për qind meshkuj dhe 30 për qind femra. Sëmundja arriti këtë vit në Shqipëri shifrat e reja më të larta se ndonjë herë tjetër, qysh nga fillimi i viteve 90, kur u regjistruan rastet e para. Studimet tregojnë shifrat janë gjithmonë në rritje ndërsa kujdesi për të parandalimin dhe fondet për mjekimin e HIV/AIDS-it janë ende të ulëta dhe në rënie.

Mënyra më e zakonshme e përhapjes së HIV/AIDS në Shqipëri janë marrëdhëniet e pambrojtura seksuale në 93% të rasteve. Rreth 10 për qind e të prekurve nga ky virus janë të rinj 16-24 vjeçarë, ndërsa pjesa tjetër janë 25-45 vjeç. Një nga shqetësimet më të mëdha për mjeksëinë shqiptare është edhe trashëgimi i infoeksionit HIV/AIDS nga nëna tek fëmija qysh në lindje.

Shqipëria ka 25 fëmijë me infeksionin HIV/AIDS të marrë drejtpërdrejt nga nëna në lindje, 5 nga të cilët janë regjistruar vetëm këtë vit. Shtimi i infeksionit HIV/AIDS e bën të domosdoshëm kontrollin e grave shtatzana për të parandaluar transmetimit e infeksionit. Mjekët thonë se ky parandalim është i sigurtë dhe fëmija i një nëne me AIDS lind i shëndetshëm në 99 për qind të rasteve.

Studimet e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se afro gjysma e pasientëve me HIV janë zbuluar dhe jetojnë në kryeqytet, dhe më pak në qytetet e tjera si Durrësi, Elbasani, Vlora, Lushnja, dhe vetëm 3 qytete nuk raportojnë raste me HIV. Por problem kryesor mbtetet zbulimi i vonuar i infeksioneve, sepse kontrollet janë shumë të pakta. Ashtu si edhe për gjithë sëmundjet e tjera, qytetarët shqiptarë shkojnë me shumë vonesë tek mjekur për kontroll edhe për HIV AIDS. Më tepër se gjysma e atyre të zbuluar sivjet janë paraqitur në një fazë shumë të përparuar të sëmundjes.

Sistemi shëndetësor i Shqipërisë po përpiqet që krahas kontrollit te detyruar të shtojë edhe kontrollet vullnetare të qytetarëve për virusin HIV. Një rrjet qendrash të këshillimit dhe kontrollit vullnetar janë hapur në cdo prefekturës, megjithatë mjaft i ulët mbetet numri i këtyre kontrolleve vullnetare. Ndërkohë HIV/AIDS vazhdon të përparojë me shpejtësi. Vetëm këtë vit u shënuan zyrtarisht një e pesta e rasteve të regjistruara në 20 vjet, dhe mendohet se gjenden edhe shumë raste të tjera që nuk janë zbuluar ende.
XS
SM
MD
LG