1810 - Lord Bajroni kaloi Hellespontin me not për 1 orë e 10 minuta. Hellesponti, sot Dardanele, është një ngushticë 1 km e gjysmë e gjerë dhe 64 km e gjatë, midis Turqisë aziatike dhe evropiane...
1919 – Nikolas Kasavetes, sekretari i bashkimit pan epirot të Amerikës, paraqet një dokument konfidencial pranë Konferencës së Paqes në Paris, duke kërkuar bashkimin e të gjithë Epirit të Veriut me Greqinë...
1889 - Kongresi i Internacionales së dytë vendos që duke filluar nga viti 1890, 1 maji të shpallet Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve...
1803 - SHBA dyfishon territorin përmes blerjes së Luizianës (15-milionë dollarë). Po këtë ditë më 1812, Louisiana pranohet si shtet 18-të i SHBA-së....
1945 - Forcat amerikane lirojnë 31.601 të burgosurit nga kampi i përqendrimit nazist në Dachau, Gjermani...
1912 - Vatra u themelua zyrtarisht. Takimi i parë për të sjellë së bashku të gjitha organizatat shqiptare amerikane në një federatë ishte zhvilluar më 24 dhjetor 1911 në Boston me nismën e shoqatës "Besa - Besë"….
1999 - Forcat e Serbisë me tanke e mjete të blinduara rrethuan fshatrat e Rekës së Keqe duke vrarë dhe masakruar 377 shqiptarë, të fshatrave të kësaj treve....
1937 - Aeroplanët gjermanë sulmojnë Guernicen, fshat bask në veri të Spanjës
1933 – Vdiq në Vjenë, Austri, studiuesi hungarez baroni Franz Nopça, albanolog - lindur më 1877 - ishte aristokrat, por edhe autoritet me famë në fushën e studimit të fosileve të kafshëve parahistorike...
1877 - Fillon lufta ruso - turke kur Rusia i shpalli luftë Perandorisë Osmane - ishte në fakt konflikt midis Perandorisë Osmane dhe Koalicionit Ortodoks Lindor. Luftimet u zhvilluan në Kaukaz e pastaj në Ballkan...
1616 - Në qytetin Stratford -on -Avon, Angli, vdiq Uilliam Shekspir, dramaturg - kjo është e dokumentuar. Por dita e saktë e lindjes së tij nuk dihet.
1913 - Pas një rrethimi të gjatë, trupat e Malit të Zi marshojnë në Shkodër - të nesërmen, flamuri malazez u ngrit në kalanë e qytetit, dhe Esad Pashë Toptani me trupat e tij largohen.
1910 - Samuel Clemens (Mark Twain), autor i romanit Huckleberry Finn, vdiq në moshën 74 vjeçare. Ashtu si i ati dhe vëllai para tij, Klemens ishte i pafat në biznes ...
1841 – Zhanër i ri letrar - Publikohet tregimi "Vrasjet në Rrugën e Morgut" nga Edgar Allen Poe, që konsiderohet si fillimi i vërtetë i zhanrit policor në letërsinë anglisht-folëse....
1824 - Lord Bajroni vdes në atë që është tani Greqi, ku kishte shkuar për të mbështetur luftën greke për pavarësi nga perandoria osmane….
1992 - Rusi - Vdiq në Shen Peterburg, në moshën 80 vjeçare, albanologia e njohur ruse Agnija Desnickaja.
1922 – Shqipëri, Tiranë, zhvillohet cermonia e përurimit të punimeve për ndërtimin e shkollës Teknike Amerikane. I pranishëm ishte drejtori i Kryqit të Kuq Amerikan për operacionevt jashtë vendit, dr. A. Ross Hill...
1705 - Mbretëresha e Anglisë, Anne, shkon në kolegjin Trinity, Kambrixh, Londër, dhe nderon me titullin e kalorësit Isak Njutonin - personi i parë që merr këtë titull për kontributin në shkencë....
1755 - Botohet në Londër Fjalori i Gjuhës Angleze nga Samuel Johnson (mes fjalorëve më me ndikim në historinë e anglishtes). Atij iu deshën 9 vjet për të përfunduar Fjalorin, edhe pse kishte thëne se do ta përfundonte atë në tre.
1865 - Presidenti amerikan Abraham Linkoln qëllohet me plumb në Teatrin Ford në Uashington, DC, nga John Wilkes Booth, aktor i njohur.
Ngarko më shumë