Në ceremoninë qendrore me rastin e fitër Bajramit, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava foli për rëndësinë e familjes në shoqëri.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani akuzoi të martën presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç për siç tha trysni ndaj serbëve të Kosovës për të mos marrë pjesë në votimet për largimin nga detyra të kryetarëve shqiptarë në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka bërë përgatitjet për votimet e 21 prillit dhe për largimin e kryetarit të një komune duhet të votojnë 50 për qind plus një e votuesve me të drejtë vote.
Takimi i sotëm është vazhdim i takimit së së hënës së kaluar kur kryenegociatorët nuk arritën pajtim lidhur me propozimet që paraqitën për zgjidhjen e situatës së krijuar.
Kryeministri Albin Kurti qëndroi në një vizite të papralajmëruara në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, që drejtohen nga kryetarët shqiptarë, ndërsa po bëhen përgatitjet për t’u hapur rrugën zgjedhjeve të reja në atë pjesë të vendit.
Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji, tha se mesazhi i Pashkëve ka në thelb thirrjet për paqe, dashuri, pajtim, jetë të drejtë, të ndershme dhe të mirë.
Autoritetet në Kosovë mirëpritën vendimin e një dite më parë të Komisionit për politikë dhe demokraci të Këshillit të Evropës për t’i hapur rrugën e anëtarësimit të Kosovës në këtë këshill, ndërsa po kritikohet ashpër nga autoritetet në Serbi.
Komisioni për politikë i Këshillit të Evropës rekomandoi të enjten që Kosova të bëhet anëtare e këtij mekanizmi
Një takim i ri për këtë çështje i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, mund të mbahet javën e ardhshme në Bruksel.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe ambasadorë të vendeve të NATO-s bënë nderime te pllaka përkujtimore në qendër të Prishtinës, kushtuar ushtarëve të KFOR-it që kanë humbur jetën gjatë shërbimit në Kosovë.
Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson, i bëri këto komente pas takimit me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në Prishtinë, në kuadër të një vizite dy ditëshe në Kosovë.
Një javë më parë qeveria e Kosovës i kishte kërkuar Agjencisë Kadastrale ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për pronat e Manastirit të Deçanit.
Palët janë pajtuar që deri të premten me 22 mars të paraqesin propozimet për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Kjo është hera e parë që zyrtarë të qeverisë pritet të marrin pjesë në diskutime për çështjen e dinarit serb pasi deri më tash kanë refuzuar me arsyetimin se kjo nuk është temë e dialogut që zhvillohet në Bruksel.
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, shfaqi shpresën të enjten se qeveria e Kosovës do të gjejë një zgjidhje lidhur me përdorimin e dinarit serb, ndërsa theksoi se sfidat në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve po sfidohen nga trajtimi i pakicës serbe në Kosovë.
Vizita e të dërguarit amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar në Kosovë po ndodh në një kohë mospajtimesh mes qeverisë së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.
Vendimi pasoi verifikimin e listave të nënshkrimeve që janë mbledhur për një peticioni gjatë muajit janar në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç. Për t’u konsideruar i suksesshëm peticioni duhej të nënshkruhej nga 20 për qind e votuesve me të drejtë vote në secilën komunë.
Në nëntor të vitit të kaluar Komisioni Evropian, kishte propozuar që të hiqen vizat edhe për qytetarët serbë të Kosovës që mbajnë pasaporta të lëshuara nga Serbia, me arsyetimin se do të mbeteshin të vetmit qytetarë në Evropë pa lëvizje të lirë pas heqjes së vizave për Kosovën.
Kryeministri i Kosovës tha se "kërcënimi i sigurisë ndaj Ballkanit Perëndimor nga Serbia" duhet të trajtohet me të njëjtën qasje si ai i Rusisë
Ai i bëri këto komente në përgjigje të deklaratave të një dite më parë të ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, i cili i bëri thirrje qeverisë së Kosovës të kërkojë sa më shpejt mendimin e Gjykatës Kushtetuese për projekt statutin e hartuar nga perëndimi për këtë Asociacion.
Ngarko më shumë