Studimi me temën “Ndikimi i Rusisë në Dialogun Kosovë-Serbi”, thekson se Rusia nuk e sheh të izoluar procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pasi që ka synime gjeopolitike në rajonin e Ballkanit dhe për pengimin e integrimit të rajonit në institucionet euro-atlantike.
Përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë u takuan në Bruksel për të diskutuar lidhur me përdorimin e dinarit serb. I dërguari i BE-së Miroslav Lajçak, paralajmëron takime të reja.
Nga Serbia është konfirmuar se ekipin serb do ta udhëheqë kryenegociatori Petar Petkoviç ndërsa nga Kosova pritet të marrin pjesë zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës.
Zyrtarët amerikanë thonë se mungesa e bashkërendimit nga qeveria e Kosovës lidhur me rregulloren që ndalon përdorimin e dinarit serb, tashmë ka ndikuar në cilësinë e partneritetit ndërmjet të dy qeverive.
Përvjetori i 16-të i pavarësisë e gjen Kosovën në një periudhë mospajtimesh me aleatët perëndimorë. Qeveria amerikane kritikoi qeverinë e Kosovës për shkak të vendimit për të ndaluar përdorimin e dinarit serb në zonat e banuara me shumicë serbe.
Në fletushkat e nënshkruara nga “Mbrojtja Popullore” udhëzohen qytetarët serbë se si të veprojnë kur hasin në njësitë policore.
Banka Qendrore e Kosovës njoftoi sot disa veprime me të cilat siç tha do të lehtësojë qasjen në institucionet financiare për serbët e Kosovës gjatë një periudhe 3 mujore.
Kryeministri i Kosovës tha të dielën përmes një video mesazhi në gjuhën serbe, se rregullorja e Bankës Qendrore nuk e ndalon Serbinë që të ndihmojë financiarisht qytetarët e komunitetit serb në Kosovë
Çështja e dinarit u diskutua me tone të ashpra ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe me thirrjet e ambasadorëve perëndimorë që palët të përmbahen nga veprimet e njëanshme që mund të çojnë drejt përshkallëzimit të situatës.
Thirrjet pasuan disa operacione të institucioneve të Kosovës për mbylljen e zyrave të strukturave paralele të Serbisë, që kanë vepruar brenda Kosovës dhe ndalimit të përdorimit të dinarit serb.
Partia Përparimtare Serbe e presidentit Aleksandar Vuçiç doli fituese ne zgjedhjet e 17 dhjetorit, por aleanca kryesore e opozitës, “Serbia kundër dhunës”, pretendon se zgjedhjet u vodhën, veçanërisht në votimet për pushtetin lokal në Beograd.
Autoritetet në Kosovë thanë se ky veprim i institucioneve të Serbisë është shkelje e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës dhe po synon krijimin e tensioneve artificiale.
Zyrtarë të qeverisë Kosovës thonë se rregullorja e Bankës Qendrore për çështjen e dinarit serb tashmë ndodhet në periudhë kalimtare, që do të mundësonte qytetarëve të prekur nga kjo rregullore të gjejnë zgjidhje për çështjen e pagesave nga Serbia.
Nën trysninë perëndimore rreth çështjes së dinarit serb, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të martën se një periudhë kalimtare do të shmangte paqartësitë rreth rregullores së Bankës Qendrore që përjashton përdorimin e çdo valute tjetër përveç euros në pagesat e gatshme
Qeveria e Kosovës nëpërmjet një komunikate citoi kryeministrin Albin Kurti, pas takimit me ambasadorët e vendeve perëndimore, të ketë shprehur gatishmërinë e qeverisë dhe institucioneve “që të adresojnë në mënyrë të shpejtë çdo shqetësim të ngritur në mënyrë të shpejtë”.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin se veprimet e fundit të qeverisë së Kosovës për mbylljen e komunave paralele dhe ndalimi i dinarit serb mund të rrisin tensionet në vend.
Në një deklaratë të publikuar të shtunën në mbrëmje, ambasadori Hovenier tha se qeveria e Shteteve të Bashkuara është thellësisht e shqetësuar për veprimet e fundit të qeverisë së Kosovës, që kanë një efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj komunitetit serbë dhe pakicave të tjera.
Ai i bëri këto komente gjatë një konference shtypi në Beograd pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës që hyri në fuqi me 1 shkurt sipas të cilit euro është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë.
Vendimi që hyri ne fuqi me 1 shkurt nënkupton heqjen nga përdorimi të dinarit të Serbisë, që ende përdoret në zonat e banuara me shumicë serbe posaçërisht në veriun e Kosovës.
Ai i bëri këto komente në Prishtinë pas takimeve me udhëheqësit e Kosovës dhe me udhëheqësit e Serbisë një ditë më parë në Beograd, në kuadër të përpjekjeve për të përshpejtuar zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë –Serbi.
Ngarko më shumë