Sot është dita e gjashtë që rrugët që çojnë për në vendkalimet kufitare me Serbinë mbetën të bllokuara nga grupe qytetarësh serbë.
Për të pestën ditë me radhë në veriun e Kosovës rrugët që çojnë për në vendkalimet kufitare me Serbinë, vazhdojnë të jenë të bllokuara nga grupe serbësh
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i BE-së Miroslav Lajçak biseduan të martën me kryeministrin Albin Kurti mbi tensionet në veriun e Kosovës dhe rrugën përpara drejt një marrëveshjeje me Serbinë. Të dy diplomatët të mërkurën qëndrojnë në Beograd.
Shtimi i pranisë policore në veri, ku nuk ka më policë të përkatësisë kombëtare serbe të cilët braktisën vendet e punës në fillim të muajit nëntor, nxiti reagimin e Beogradit
Autoritetet në Kosovë thanë se po presin vlerësimet e organeve të sigurisë para se të vendoset për zgjedhjet e parakohshme në komunat veriore të banuara me shumicë serbe, pas incidenteve të një dite më parë që nxitën reagime në shkallë të gjerë.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier dënoi incidentet e së martës në veriun e Kosovës dhe shfaqi shqetësimin se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme lokale në zonë. Qeveria tha se po pret vlerësimet e organeve të sigurisë para se të vendoset për hapat e mëtejmë.
I dërguari i posaçëm i BE-së Miroslav Lajçak tha së takimi do të ishte në funksion të diskutimeve rreth propozimit franko-gjerman, i mbështetur edhe nga SHBA-ja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë - Serbi.
Vizita e të dërguarit evropian ndodhë në një periudhë kur Bashkimi Evropian u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të veprojnë në mënyrë evropiane dhe të shmangin veprimet dhe retorikën që mund të nxisë tensione.
Policia e Kosovës tha se është vënë në kërkim të të dyshuarit për vrasjen e ish bashkëshortes së tij shtatzënë, të mërkurën në mbrëmje në Prishtinë. Vrasja nxiti reagime në shkallë të gjerë.
Diplomatët perëndimorë u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shmangin tensionet dhe të përqendrohen në arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Në këtë përfundim arrin një raport i hartuar nga organizata Demokraci Plus për Institutin Kombëtar Demokratik të Shteteve të Bashkuara
Zgjedhjet po bojkotohen nga Lista Serbe, subjekti kryesor i serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit
Kryeministri Kurti tha se që nga përfundimi i takimit të së hënës nuk ka patur më kontakt me zyrtarët evropianë ndërsa e kritikoi sërish shefin e politikës së jashtme, Josep Borrell për siç tha braktisjen e propozimit të Bashkimit Evropian.
Takimi është një përpjekje e re e BE-së për të gjetur një zgjidhje për situatën në veriun e Kosovës, ku të hënën pritej fillimi i zbatimit të gjobave për targat. Policia tha se zbatimi i tyre megjithatë fillon të martën.
Deputetët e rinj të Listës Serbe morën mandatet e braktisura të ish deputetëve të kësaj liste në parlamentin e Kosovës, por thanë se kjo nuk i jep fund largimit të serbëve nga institucionet vendase.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç u takuan me zyrtarë evropianë në Paris por me gjithë paralajmërimet nuk pati një takim ndërmjet tyre.
Udhëheqësit e partive opozitare në Kosovë i kërkuan të martën qeverisë të bashkërendojë veprimet me aleatët perëndimorë në qasjen e saj ndaj situatës në veriun e Kosovës.
Të dielën në veriun e Kosovës po mbahen protesta të organizuara nga Lista Serbe, subjekti kryesor politik serb, një ditë pas vendimit të kësaj liste për t’u tërhequr nga institucionet e vendit
Reagon Bashkimi Evropian. U bëri thirrje të palëve të mos kryejnë veprime të njëanshme, që mund të çojnë në tensione të mëtejshme.
Zyrtari europian ka shprehur besimin se do të ketë përparim në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në një kohë kur të dyja vendet po përballen me rritje të tensioneve për shkak të fillimit të zbatimit të vendimit për konvertimin e targave të makinave.
Ngarko më shumë