E mërkurë, 03 shtator, 2014

Lajme / Ballkani

Sekretarja Klinton uron shqiptarët

"Ndërsa ju festoni Ditën e Pavarësisë tuaj këtë 28 nëntor, duhet t'a dini se Shtetet e Bashkuara janë një partner dhe mik."

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Klinton lëshoi mbrëmë një deklaratë për shtyp, ku thuhet:

"Në emër të Presidentit Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, unë jam e kënaqur për t'iu dërguar urimet më të mira për popullin e Shqipërisë, ndërsa ju festoni Ditën e Pavarësisë tuaj këtë 28 nëntor.

Që nga themelimi i një republike demokratike, Shqipëria ka bërë përparime të mëdha përpara. Sot, Shqipëria është e gatshme të konsolidojë ato fitore dhe të integrohet në një Evropë që është e tërë, e lirë dhe në paqe. Por kjo kërkon miratimin e reformave të mbetura tani, dhe kryerjen e zgjedhjeve të lira dhe transparente parlamentare pranverën që vjen, forcimin më tej të demokracisë dhe modernizimin e Shqipërisë kështu që t'i përgjigjet nevojave të popullit shqiptar.

Ndërsa ju festoni me familjet dhe të dashurit, diheni se Shtetet e Bashkuara janë një partner dhe mik. Ne shikojmë përpara për një të ardhme të miqësisë dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm"
, përfundon deklarata për shtyp e sekretares Klinton.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Niko nga: Saranda
28.11.2012 05:13
Te faleminderit Zonja Klinton mike e madhe e Shqiperis. Familia Klinton eshte e adhuruar per ne shqiptaret. Zoti bekofte ju vendin tuaj dhe Shqiperin.


nga: ahmeti nga: tirane/shqiperi
27.11.2012 09:04
Edhe nje here nje falenderim nga zemra e te gjithe shqiptareve,kudo qe jane,per Zonjen Klinton,Zotin Klinton,qe kane hyre ne historine e Sh.B.A. dhe tere botes demokratike me kontributet e tyre perr paqen ne bote,,ne vecanti per boten shqiptare.!
Perjete mirenjohje kesaj familie,gjithe popullit amerikan.! Zoti e bekofte popullin shqiptar ne kete 100 vjetor te rilindjes se tij dhe popullin amerikan,kampioni demokracise ne bote.! Ing Ahmeti


nga: Anonim
27.11.2012 08:46
Sekretarja Klinton uron shqipetaret per 100 vjetorin e Pavaresise te Shqipetaret.Kjo zonje na uron me zemer te madhe ,por duhet te plotesojne tre mesazhet e saj ne Parlamentin shqipetar.te bejme zgjedhje te lire dhe te ndershme per vitin 2013 ,por meqenese nuk ka besim nga Pozita dhe Opozita per zgjedhjet e vitit 2013 sepse jane vjedhur votat per 22 vjet demokraci atehere duhet te behet nje qeveri teknike per te bere zgjedhje.VEPRO TANI BERISHA DHE RAMA..se dyti te luftohet korupsioni dhe krimi i organizuare sepse zgjedh lidere medioker dhe pa vlere sepse Qeveritaret jane te pandeshkushme nga ligji si META,PRIFTI.MEDIU DHE BASHA..duhet bashkepunim midis Pozites dhe Opozites per interes kombetar..duhet te fillojme bashkimin e kombit Shqiperi--Kosove me referendum ne nje shtet te vetme dhe gradualisht me trojet e tjera..Zoti e bekofte Ameriken Zoti e bekofte Shqiperine..

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
02.09.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Presidenti Obama fillon turneun evropian

Presidenti Obama sot në kryeqytetin estonez do të zhvillojë bisedime me presidentët e Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.
Më tepër

Ekspertët: Bota po e humbet luftën kundër Ebolës

Organizata Mjekët pa Kufij paralajmëron se përhapja e Ebolës nuk do të ndalet nëse vendet e pasura nuk dërgojnë ekipe të specializuara kundër katastrofave biologjike në Afrikën Perëndimore.
Më tepër

SHBA: Ndërtimi i vendbanimeve të reja izraelite, mesazh shqetësues

Shtetet e Bashkuara janë duke i bërë thirrje Izraelit që të anulojë vendimin për shpalljen e një pjese të madhe të Bregut Perëndimor "tokë shtetërore"
Më tepër

Ukraina njofton për praninë e trupave ruse

Një zyrtar ukrainas tha sot se trupat ruse janë parë në dhjetë pika të ndryshme në Ukrainën lindore, përfshirë dy qytete të rëndësishme
Më tepër

Një tjetër amerikan duket se është ekzekutuar nga ISIS

Grupi ekstremist Shteti Islamik nxori një video ku duket se tregon ekzekutimin e gazetarit tjetër Steven Sotloff
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A Sadhu or a Hindu holy man smokes a chillum (pipe) at Pushkar in the desert Indian state of Rajasthan.
  • May Myat Noe, Myanmar's first international beauty queen, winner of the 2014 Miss Asia Pacific World, sits with her crown that she allegedly ran away with, during a press conference in Yangon. The dethroned beauty queen said she won't return her $100,000 worth crown until the pageant's organizers apologize for calling her a liar and a thief.
  • Paragliders take to the skies on the slopes of Cape Town's iconic Table Mountain, South Africa.
  • A sculpture of a giant hippopotamus, "HippopoThames", built by artist Florentjin Hofman is towed up the Thames past the Houses of Parliament in central London.
  • People on electric bikes cross a busy traffic intersection on a rainy day on Chang'an Avenue in Beijing, China.
  • A close up of lava from an eruption of Holuhraun, northwest of the Dyngjujoekull glacier in Iceland, Aug. 1, 2014.
  • Landscapers trim grass in front of Dutch artist Florentijn Hofman's latest creation, a 25-meter (82 feets) white rabbit, as it leans up against an old aircraft hangar as part of the Taoyuan Land Art Festival in Taoyuan, Taiwan.
  • Performers from the Cirque du Soleil pose for photographers during a press call to promote their forthcoming show 'Kooza', outside the Royal Albert Hall in central London.

Interaktive

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
08.08.2014
Amerika në 60 sekonda

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.