Lidhje

Tjetërsuan toka në bregdet, të pandehur dy ish drejtuesit më të lartë vendor në Lezhë


Prokuroria e Posaçme kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, SPAK
Prokuroria e Posaçme kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, SPAK

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme njoftoi sot se ka marrë të pandehur ish kryetarin e Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj dhe ish kryetarin e qarkut Gjok Ndoka, në kuadër të hetimit mbi tjetërsimin e 66 mijë metrave katrorë tokë në bregdet.

Së bashku me ta, janë vënë nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe 8 ish zyrtarë të tjerë vendorë, kryesisht nga zyra e rregjistrimit të pasurive, si dhe një person tjetër, Altin Mija, që është përfitues i tokave të tjetërsuara, vlera e të cilave përllogaritet në 13 milionë euro.

Prokuroria bëri të ditur se e ka dërguar tanimë çështjen për gjykim, ndërsa sipërfaqet e tokës janë vënë më herët nën sekuestro.

Hetimi ka nisur në vitin 2019 dhe sipas prokurorisë “veprimtaria e kundraligjshme ka filluar me përcaktimin e parcelës, e cila është me pronësi shtet, gjetjen e personave të interesuar për t’u pajisur me tokë, falsifikimin e dokumenteve të pronësisë që nga origjina e pronës deri tek çertifikata e pronësisë. Në këtë veprimtari kriminale, personat përfitues në mënyrë të kudnraligjshme të pronave kanë përfshirë edhe persona të tjerë, ndër ta persona të afërt dhe të njohur më ta, duke ja kaluar në mënyrë fiktive pasuritë dhe më pas me qëllim final për t’i kaluar në pronësinë e tyre”.

Dy ish drejtuesit më të lartë të pushtetit vendor në Lezhë, Frrokaj dhe Ndoka, si dhe ish zyrtarë të tjerë, u arrestuan në vitin 2018, për tjetërsimin e mbi 230 mijë metrash katrorë të tjera po në bregdet. Ata u lanë më pas të lirë, ndërsa procesi gjyqësor vijon në Gjykatën e Apelit të Shkodrës.

XS
SM
MD
LG